LajmeRajonTopLajm

Përfundon afati, s’ka konstituim të Kuvendit të Kosovës. Opozitës iu mbyllën dyert e sallës

Tashmë ka kaluar afati për konstituimin e Kuvendit. Të paktën kështu vlerësojnë shumica e njohësve të fushës dhe partitë si PDK, LDK e Aleanca.

Megjithatë, tjetër mendim ka LVV’ja e Albin Kurtit, të cilët më herët dërguan ftesë për vazhdimin e seancës konstituive për të shtunën nga ora 11:00.

Thirrjeve të partive të tjera, e njohësve, për konstituim të Kuvendit, VV’ja iu përgjigj negativisht përmes heshtjes.

Analistë, por edhe vetë partitë e lartpërmendura, kanë paralajmëruar se me moskonstituimin e Kuvendit, vendi rrezikon të hyjë në ‘ujëra të panjohura’.

Ndryshe seanca konstituive u ndërpre të enjten nga kryesuesi Avni Dehari, me kërkesë të liderit të VV’së, Albin Kurtit.

Ky i fundit kërkoi më shumë kohë për diskutime lidhur me formimin e institucioneve. Edhe vetë deklarimi i Kurtit u kritikua, meqë, në seancën konstituive s’lejohet debat e diskutime jashtë pikave të rendit të ditës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close