BotaLajme

Caine paralajmëron Trumpin: SHBA duhet të gjejë rrugëdalje nga lufta me Iranin

Gjenerali Dan Caine, kryetar i Shtabit të Përbashkët të SHBA-ve, ka paralajmëruar zyrtarë të lartë të administratës Trump se Washingtoni duhet të gjejë një “rrugëdalje” nga lufta me Iranin, pasi opsionet ushtarake për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit mund të sjellin pasoja të kundërta.

Sipas CNN, Caine i ka bërë të qartë administratës se ushtria amerikane ka kapacitetin për t’i shkaktuar dëme të mëdha Iranit nëse urdhërohet, por njëkohësisht ka theksuar kufizimet e fuqisë ushtarake dhe rreziqet që do të sillte një konflikt i zgjatur.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga gjenerali lidhet me pakësimin e rezervave amerikane të municioneve. Sipas tij, një përshkallëzim i mëtejshëm mund të rëndojë mbi kapacitetet ushtarake të SHBA-së dhe të krijojë probleme nëse konflikti zgjatet.

Në këtë situatë, zyrtarët amerikanë kanë nisur të diskutojnë gjithnjë e më shumë mundësinë e një “off-ramp”, pra një mënyrë për të ulur tensionet dhe për t’i dhënë fund përshkallëzimit, duke i lejuar administratës Trump ta paraqesë një marrëveshje të tillë si një rezultat pozitiv.

Caine besohet se ka përcjellë një mesazh të dyfishtë te administrata: ushtria amerikane është në gjendje të godasë rëndë Iranin nëse merr urdhër, por kjo nuk do të thotë se përdorimi i mëtejshëm i forcës është domosdoshmërisht zgjidhja më e mirë strategjike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close