LajmeRajon

Sot 70 ditë rezistencë, qytetarët në Tiranë sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Shqiptarët do të dalin sërish sot në protestë, në atë që shënon ditën e 70-të të rezistencës qytetare.

Protestuesit pritet të mblidhen poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, ku do vijojnë të përsërisin thirrjen për dorëheqjen e tij.

Protesta, e cila fillimisht nisi si reagim ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, tashmë ka marrë përmasa më të gjera dhe është shndërruar në një lëvizje me kërkesa të drejtpërdrejta politike.

“Jep dorëheqjen!”, është një nga thirrjet kryesore të protestuesve.

Qytetarët kërkojnë ndryshime të thella në mënyrën e funksionimit të sistemit politik, ndërsa kërkesat e tyre janë zgjeruar edhe në drejtim të largimit të klasës së vjetër politike.

Sipas protestuesve, qëllimi i kësaj rezistence është sjellja e një ndryshimi të vërtetë politik dhe institucional, duke kërkuar një model të ri përfaqësimi dhe një shkëputje nga politika tradicionale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close