BotaLajmeTopLajm

Pas vizitës në Londër/ Zelensky mbërrin në Paris. Darkë pune me Macron e Scholz

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur mbrëmjen e kësaj të mërkure, presidentin ukrainas Volodymir Zelensky dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, për një darkë punë në pallatin Élysée

Vizita e liderit ukrainas në Paris vjen disa orë pasi ai iu drejtua në një sesioni të përbashkët parlamentit britanik në Londër, ku falënderoi popullin britanik për mbështetjen e tyre që nga “dita e parë” e pushtimit rus.

Zelensky u takua gjithashtu edhe mbretin Charles III.

Ky është udhëtimi i dytë i liderit ukrainas jashtë vendit që pas pushtimit të Rusisë. Më herët ai ka zhvilluar një vizitë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close