BotaTopLajm

Pas helmimit, Navalny kthehet sot në shtëpinë e tij në Rusi

Kreu i opozitës ruse Aleksei Navalny pritet të rikthehet sot në Rusi. Navalny, një nga kritikët më të mëdhenj të Presidentit Vladimir Putin, njoftoi vendimin e tij për t’u kthyer nga Gjermania në Rusi, duke thënë se i mungonte Moska dhe ishte indiferent ndaj çështjeve “të trilluara” penale kundër tij.

Autoritetet ruse njoftuan se do të bënin gjithçka për ta arrestuar apo Navalny të kthehej, duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve të pezullimit të dënimit të tij , një çështje e vitit 2014 për të cilën ai pretendon se ishte sajuar.
Navalny, i cili shpreson për sukses në zgjedhjet parlamentare të shtatorit , mund të përballet me probleme në tre çështje të tjera penale, që sipas tij, të gjitha janë të motivuara politikisht.

Kreu i opozitës ruse u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Më pas ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij. I akuzuari kryesor për helmimin e tij ishte Vladimir Putin, megjithëse ky i fundit ka mohuar akuzat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close