SportTopLajm

A mund të dalë Kahbib nga pensionimi?

Si duket gjithçka është e mundur, Kahbib mund të dalë nga pensionimi.

Kahbib mund të rikthehet përsëri në ring, duke e parë se si do të shkojnë punët në UFC 257, shkruan IndeksOnline

Presidenti i UFC, Dana White tha se ‘luftëtari’ rus ka shumë gjasa që të dalë nga pensionimi dhe të vazhdojë edhe një meç për 30-0.
Një nga luftimet në UFC 257 më 24 janar do të jetë ai ndërmjet, Conor McGregor kundër Dustin Poirier.

“Varet se si ai ndihet, ai ka arritur gjithçka që dëshironte,” tha White për Nurmagomedov.

“Nëse këta njerëz mund të bëjnë diçka të veçantë, Khabib do t’i luftojë ata.

“Nëse këta njerëz bëjnë atë që unë mendoj se do të bëjnë fundjavën e ardhshme, tingëllon sikur ai mund të jetë i interesuar t’i luftojë ata”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close