
Drejtori i posaemëruar i Hekurudha – Transport ASH Shkup, Majan Vejseli, kuadri i ri i Alternativës nga dega e Tetovës, ka paralajmëruar për hapjen e konkursit për punësime të reja. Sipas informacioneve jozyrtare brenda Alternativës – dega Tetovë, marrim vesh se drejtori i ri Majan Vejseli, që në momentin e parë të emërimit të tij, urgjentisht ka thirrur mbledhje të Bordit, ku përveç njoftimit dhe gjendjes aktuale të drejtorisë, si pikë e rendit të diskutimit ka qenë edhe hapja eventuale e konkursit të ri për punësime.
A do ketë punësime të reja në Hekurudha Transport, kjo mbetet të shihet ditëve në vijim, mbase jozyrtarisht thuhet që Vejseli nga Alternativa gjatë javës së ardhshme pritet që të realizon takim me zv. kryeministrin e parë, Fatmir Bytiqin, me ç’rast temë diskutimi nga takimi Vejseli-Bytiqi pritet të jenë edhe hapja e konkursit për 60 punësime të reja.
Në mes tjerash, më 20 gusht priten të mbahen zgjedhjet lokale për Këshillin Komunal të Tetovës, ku partia Alternativa përveç që garon e vetme në zgjedhje, shef të shtabit zgjedhor të saj e ka emëruar Majan Vejselin.



