LajmeRajon

Parashikon infektologu Ilir Tolaj: Vera e vitit të ardhshëm mund të sjellë fundin e Pandemisë!

Infektologu Ilir Tolaj ka folur në lidhje me pandeminë në një prononcim për dokumentarin “Expose”.

Tolaj ka thënë se vera e vitit të ardhshëm mund të jetë koha kur fillon të shihet fundi i kësaj pandemie.

“Do të vazhdoj edhe për disa muaj, për dallim prej kur është shpalluar pandemia, tani shumë të panjohura janë të njohura. Së pari, është e dokumentuar se ky infeksion pas vetës le një imunitet të konsideruar madje edhe në rastet kur me testet serologjike nuk zbulohet. Ky imunitet nuk do të jetë si në rastin e virusit sezonal, që zgjatë 1 vit, andaj imuniteti do të qëndroj për vite të tera. Kemi vaksinat që po rezultojnë të sukseshme, me siguri do të krijohen më tepër vaksina, që brenda një përiudhe ndoshta 1 vit apo pak më shumë, e gjithë popullata në botë do të vaksionohen”

“Parashikimi më i hershëm gjatë veres së viti të ardhshëm, ndërsa parashikimi më pesimist, nga fundi vitit të ardhshëm apo fillimi i viti 2020. Në Kosovë nuk pres se do të ketë një situatë jashtë kontrollit që do të vështirësoj jetën e njerëzve në masën e paperballueshme” deklaroi Tolaj për dokumentarin “Expose”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close