BotaLajme

Papa Françesku letër ukrainasve: Jeni popull i fortë dhe i guximshëm

Papa Françesku i është drejtuar me një letër publike popullit ukrainas, e cila u bë publike këtë të premte nga Vatikani.

Në letrën e tij Papa e cilëson popullin ukrainas trim dhe të guximshëm, ndërsa shton se ai çdo ditë lutet që të marrin fund vuajtjet e tyre.

“Nuk kalon asnjë ditë që të mos jem pranë jush dhe të mos ju mbaj në zemër dhe lutje. Dhimbja juaj është dhimbja ime”, ka shkruar ai.

Më tej Papa edhe pse nuk i përmend agresorët rusë, shkruan se si ka mundësi që disa burra tu bëjnë burrave të tjerë atë që po ndodh në Ukrainë.

Gjithashtu Papa përmend në letër edhe vuajtjet e shumta që po kalojnë fëmijët ukrainas bashkë me nënat dhe djyshërit e tyre.

“Në secilën prej tyre është disfata e mbarë njerëzimit,” tha ai.

Letra shprehte simpatinë për të rinjtë “të cilëve u është dashur të marrin armët për të mbrojtur me guxim vendin e tyre”, nënat që kanë humbur bashkëshortët, të moshuarit dhe vullnetarët.

“Në këtë oqean të së keqes dhe dhimbjes, nëntëdhjetë vjet nga gjenocidi i tmerrshëm i Holodomorit, unë e admiroj aromën tuaj. Edhe në tragjedinë e pamasë që po vuani, populli ukrainas kurrë nuk është dekurajuar apo braktisur në përulje”

Holodomor 1932-1933, ose Uria e Terrorit, u projektua artificialisht nga udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin, i cili hoqi rezervat e ushqimit nga fshatarët ukrainas, duke çuar në vdekjen e miliona njerëzve.

“Bota ka njohur një popull të guximshëm dhe të fortë, një popull që vuan dhe lutet, qan dhe lufton, reziston dhe shpreson, një popull fisnik dhe martir”, shtoi Papa.

Related Articles

Back to top button
Close
Close