LajmeMaqedoni

Pasi përçau votën e mërgimtarëve, sot paraqitet si mikpritës! BDI i drejtohet Alilit: Je pjesë e pushtetit, vepro institucionalisht e jo si OJQ

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Kërçovë akuzon kryetarin e Komunës, Aleksandar Jovanovski, për standarde të dyfishta dhe mungesë transparence, duke pretenduar se ka injoruar një kërkesë zyrtare për vendosjen e banderolave të mirëseardhjes për mërgatën shqiptare.

Sipas reagimit të BDI-së, më 8 korrik Forumi Rinor i partisë kishte dorëzuar kërkesë në Komunën e Kërçovës për vendosjen e banderolave me mbishkrimin: “Mirë erdhët në vendlindjen tuaj të dashur mërgimtarë”, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga autoritetet komunale.

“Nuk kemi marrë as përgjigje pozitive e as negative. Shtrohet pyetja nëse kjo kërkesë u la qëllimisht në heshtje për t’u krijuar hapësirë të tjerëve që të dalin të parët me banderola dhe ta përvetësojnë një gjest që do të duhej të ishte institucional”, thuhet në reagim.

BDI kritikon edhe shoqatën “Te Berza” dhe kandidatin e saj të pavarur për kryetar komune, Shkodran Alili duke pretenduar se veprimi i tyre bie ndesh me qëndrimet politike që kanë shprehur publikisht. Sipas kësaj partie, përfaqësues të kësaj shoqate tashmë janë rreshtuar në krah të grupimit të Adnan Azizit dhe VLEN-it, të cilët, siç thuhet në reagim, janë pjesë e pushtetit lokal dhe qendror.

“Nëse janë pjesë e pushtetit, mirëseardhjen për mërgimtarët duhet ta organizojnë në mënyrë institucionale përmes Komunës dhe jo përmes organizatave joqeveritare që herë merren me bamirësi e herë me djallëzi”, thuhet më tej.

Në reagim, BDI rikujton edhe zgjedhjet lokale, duke pretenduar se ata që sot paraqiten si mikpritës të mërgatës kanë përçarë votën shqiptare dhe nuk kanë mbajtur premtimin për mbështetjen e kandidatit shqiptar në raundin e dytë.

Partia vlerëson se kryetari i Komunës nuk po vepron si kryetar i të gjithë qytetarëve, por po aplikon standarde të dyfishta, ndërsa e konsideron shqetësuese mungesën e një mirëseardhjeje institucionale për mërgatën, e cila, sipas saj, jep një kontribut të jashtëzakonshëm për ekonominë dhe buxhetin e Kërçovës.

BDI thekson se mërgata shqiptare meriton respekt institucional dhe mirënjohje të sinqertë, duke shtuar se do të vazhdojë të jetë, siç shprehet, “zëri i mërgatës dhe i çdo qytetari shqiptar që ndihet i anashkaluar nga pushteti lokal”.

Ndryshe, sot, Shkodran Alili tha se m<span;>bishkrimet në shqip “Mirë se vini mërgimtarë” në Kërçovë do të hiqen, ndërsa shtoi se marrëveshja me Komunën është që të hiqen edhe mbishkrimet në maqedonisht “Festivali i Filmit Kërçovë”. Ndryshe, në aksionin e sotëm të ndërmarrjes publike të komunës për heqjen e mbishkrimeve në shqip, kishte asistuar një numër i madh i policëve!

Related Articles

Back to top button
Close
Close