LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari nga Tirana: Për herë të parë, nëntori i këtij viti në Tiranë u festua ndryshe (FOTO)

Kryetari i komunës së Gostivarit njëherit u.d kryetarë i Aleancës për Shqiptarët po mer pjesë në manifestimin e Unionit të komunave Shqiptare që po mbahet në Tiranë nën organizimin e bashkisë së Tiranës, shrkuan Top24.

“Për herë të parë, nëntori i këtij viti në Tiranë u festua ndryshe, ku anëtarët e këshillave të bashkive/komunave shqipfolëse, ndërtuan një vizion të ri, i cili përkon me 110 vjetorin e pavarësisë tonë kombëtare dhe 26 Nëntorin – ngritjen e flamurit në Tiranë.
Qëllimi i këtij organizimi, në pritje të datës historike të 26 Nëntorit, ishte prezantimi i Platformës së komunikimit në kohë reale “ALBANAK”, si platforma e parë e përbashkët rajonale që do të shërbejë si mundësi për të shfaqur ide, projekte dhe aktivitete inovatore për të ngritur zërin e të rinjve, rrjetëzimin e tyre dhe për të sjellë një perspektivë të re rinore në transformimin e shoqërive tona.” shkruan Taravari përcjellë Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close