LajmeRajonTopLajm

Abdixhiku ndërpret negociatat me VV-në për formimin e institucioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në qëndrimin e tij të parë pas nismës për shkarkimin e tij, ka njoftuar se do të ndërpresë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Kosovës.

Abdixhiku ka deklaruar se përballë kësaj situate, nuk do t’i vazhdojë përpjekjet që kishin nisur javën e kaluar me Vetëvendosjen.

“Në këtë pikë, më duhet poashtu t’i njoftoi qytetarët e vendit tim se për shkak të kësaj nisme, detyrohem t’i ndërpresë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës, që i prisni me të drejtë, tash e sa kohë”.
Ai ka bërë të ditur se këto zhvillime kanë ndikuar në proceset e mëtejshme institucionale, që mund të prodhojnë edhe zgjedhjet e reja në vjeshtë.

“Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme, nuk do të ishte as serioze dhe as e përgjegjshme që unë të vazhdoja të negocioja në emër të LDK-së, ndërkohë që mandati im për të udhëhequr dhe përfaqësuar atë, është vënë në diskutim nga brenda shpisë sime”, është shprehur ai.
Megjithatë, i pari i LDK-së tha se Kuvendi i partisë do të mbahet dhe nuk do të mbajë asnjë pozitë kundër vullnetit të shumicës

Related Articles

Back to top button
Close
Close