Sport

Padyshim se do ishte “çmenduria” më e madhe e këtij afati kalimtar: Ronaldo te Galatasaray?

Tregu i transferimeve po përparon me shpejtësi dhe tashmë ka një sërë emrash të mëdhenj në afatin kalimtar të verës që po kërkojnë një aventurë të re.

Padyshim, pasiguria rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos e ka shqetësuar botën e futbollit dhe e gjithë vëmendja është te ylli portugez.

Pavarësisht rikthimit të 37-vjeçarit për të luajtur për Manchester United që pësoi humbje 2-1 në shtëpi nga Brightoni, ai ka shprehur vazhdimisht qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi.

Barra e mos luajtur në Ligën e Kampionëve është një nga arsyet kryesore për këtë.

Që në momentin kur nisën të shfaqeshin thashethemet, portugezi nuk ka pasur mungesë të klubeve të interesuara për të.

Një nga destinacionet më emocionuese ishte ardhja e tij në atë që deri pak vite më parë ishte rivali i tij më i madh, Atletico Madrid.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi destinacion befasues për portugezin. Sipas ‘Sport’, Galatasaray raportohet se ka pasur kontakte me agjentin e Cristianos.

Klubi turk është i gatshëm të përmbushë kërkesat e pesë herë fituesit të Topit të Artë, mirëpo ende nuk ka përgjigje nga ana e lojtarit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close