
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti së bashku me ekipet e komunës së Çairit ka inspektuar situatën në teren në lagjet e komunës së Çairit pas stuhisë së mbrëmshme që shkaktoi shumë dëme materiale dhe fatmirësisht pa pasoje njerzore. Mexhiti thekson se “Të gjitha shërbimet kompetente vazhdojnë të jenë të angazhuara maksimalisht në pastrimin e rrugëve, largimin e pengesave dhe ndërhyrjen kudo ku paraqitet nevoja. Prioriteti ynë mbetet siguria e qytetarëve dhe rikthimi sa më i shpejtë i normalitetit.” shkruan Top24
“Bashkë me ekipet e Komunës së Çairit jam në terren, duke ndjekur nga afër situatën e krijuar pas stuhisë së sotme.
Të gjitha shërbimet kompetente vazhdojnë të jenë të angazhuara maksimalisht në pastrimin e rrugëve, largimin e pengesave dhe ndërhyrjen kudo ku paraqitet nevoja. Prioriteti ynë mbetet siguria e qytetarëve dhe rikthimi sa më i shpejtë i normalitetit.
Falënderoj të gjitha ekipet për përkushtimin dhe punën e palodhur në këto momente.
Ju lus të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa kushtet të stabilizohen.”



