LajmeMaqedoniTopLajm

NPK Tetova: Pas stuhisë së djeshme të gjitha rrugët janë pastruar, apelojnë për kujdes të shtuar gjatë ditës së sotme!

Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme pas stuhisë të gjitha ekipet e ndërmarrjes kanë dalur në teren ku kanë intervenuar në mënjanimin dhe largimin e drunjëve të rënë nga era e fuqishme dhe objekte tjera. Drejtori i kësaj ndërmarrje Samet Bislimi thekson se aktualisht të gjitha akset janë të kalueshme por apelon për kujdes të shtuar edhe gjatë ditës së sotme pasi sipas entit meteorologjik edhe gjatë ditës së sotme priten stuhi dhe rreshje shiu, shkruan Top24

Bislimi thekson se ekipet e ndërmarrjes dhe njësiti i zjarrfikësve janë në gjendje gatishmërie dhe së bashku me Qendrën për Menaxhim me Kriza jemi në koordinim të vazhdueshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close