LajmeRajonTopLajm

Pacolli i reagon Von Cramon: Po zbatohet ligji, Kosova ka pranuar marrëveshje pa qenë në tavolinë

Ish nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka reaguar ndaj Raportueses së PE-së për Kosovën, Viola Von Cramon, duke ia renditur disa fakte të pa mohueshme në lidhje me zbatimin e së drejtës për ligj e rend në Kosovë, por edhe zbatimin e marrëveshje ndërkombëtare edhe kur nuk ka qenë në tavolinën e negocimit.

Pacolli i është përgjigjur Von Cramon duke ia sqaruar se çfarë urdhri po zbatojnë Policia e Kosovës dhe pse ndodhet në veri – përcjell Syri Kosova.

Ai nuk është ndalur me kaq, por është shprehur se ndërkombëtarët po ngrisin dy palë standarde dhe nuk po janë të drejtë.

Për me tepër, po u pëlqen status qou në këtë pjesë të Kosovës.

Reagimin e plotë të Selim Pacollit mund ta lexoni mposhtë:

Zonja Von Cramon, këta polic nuk janë në Kurshumli, Rashkë as Shumadi, janë në Kosovë, aty zbatojnë urdhërat e eprorëve të vet!

Aty janë për të siguruar rend e siguri qytetare!

Përkundër shumë telasheve që Qeveria e Kosovës po has në teren për zbatimin e ligjshmërisë dhe implementimin e të drejtës Kushtetuese pas zgjedhjeve lokale të mbajtura ditë më parë në katër komunat veriore, ku po has në kundërshtim dhe bojkot nga struktura paramilitare serbe të dirigjuara direkt nga Presidenti serb Vuçiç, duke i instrumentalizuar këta satelit sa herë që i nevojiten për t’ia mbyllur gojën opozitës së fuqishme atje!

Shteti  ynë amë, në vend të mbështetjes së kësaj të drejte, e qorton krahas të tjerëve që iu konvenon një status qou këtu!

Mirë këndej e mirë andej, krimi dhe kontrabanda le të lulëzojnë në terenet e veta të virgjëra!

Jam i sigurt se qeveria i kupton mirë të metat tona karshi marrëveshjeve ndërkombëtare, disa prej të cilave janë arritë pa praninë tonë në tavolinën e bisedimeve, siç është marrëveshja Ushtarake e Kumanovës, e cila është kompetencë absolute e NATO-s, në raport me shtetet në konflikt Kosovë-Serbi. Këtu është edhe tehu mes të cilit duhet të ecë Kosova në raport me këto kompetenca dhe të jetë në kohezion me këtë forcë, që mos të vije deri te dëbimi eventual i të gjitha strukturave tona atje në emër të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë andej, por pa shqiptarë!

Është Rezoluta 1244 e OKB-së, që përkundër njohjes së  pavarësisë së Kosovës nga afër 120 shtete e edhe anëtare të këtij institucioni, në rrafshin ndërkombëtar akoma nuk është e shfuqizuar, dhe si e tillë mbahet e gjallë nga përfaqësuesit e saj UNMIK në Kosovë, një gjë që Serbia me ngulm e kërkon!

Edhe përfaqësuesit e BE-së për ndëmjetësim në dialogun Kosovë-Serbi, janë të mandatuar nga kjo asamble e OKB-së, konform rezolutës 1244, ku Kosova akoma nuk njihet si shtet!

Shpesh herë qeveritarët tonë e citojnë Opinionin e GJND-së, nuk e di sa ka peshë juridike në raport me institucionet ndërkombëtare politik bërëse ky opinion!!!

I kemi pesë (5) shtete problematike të BE-së, përfshirë edhe OSBE-në dhe NATO-n që duke mos njohur mëvetësinë tonë, janë shndërruar në katalizator destabiliteti dhe trampolinë të mirë për Serbinë që të mos zbatoj asnjë marrëveshje mes saj dhe Kosovës!

Duke e ditur se Qeveria e Kosovës nuk ka mandat ta dërgojë FSK-në si forcë mbrojtëse në veri, Serbia trimërohet dhe shantazhon ndërkombëtarët duke i kërcënuar me dërgimin e ushtrisë në afërsi të kufirit me Kosovën. Kështu edhe duke i ndërsyer satelitët e saj në teren siç është Lista Serbe dhe sejmenët e saj!

Por, krejt kjo storie ka një pyetje, ku qëndron Shqipëria dhe cili është pozicioni i saj në këtë humnerë?

E përkrahë Kosovën në vendosjen e rendit, ligjit dhe sigurisë për të gjithë, përfshirë edhe komunitetin serb të kërcënuar nën tehun e shpatës së sejmenëve të Listës Serbe, apo po e bënë të kundërten!

Është e pakuptimtë heshtja e Shqipërisë karshi Serbisë në raport me Kosovën!

Na njeh si ish territor dhe popull etnik të saj!…apo heshtazi po e legjitimon legjendën e rreme të Serbisë mbi tokën Dardane!

Këtyre duhët të ju tregohën dhëmbët, sikur që bënë Kroacia me ta për Vukovarin, përndryshe këta nuk ngopën vetëm me Kosovën, nesër do ta kërkojnë edhe Durrësin!

Mua më mbanë gjallë shpresën e së ardhmës së përbashkët ky ushtar!

Related Articles

Back to top button
Close
Close