LajmeRajon

Kusari-Lila i reagon von Cramonit pas fjalëve që iu tha policëve në Veri: Fyese dhe të papërshatshme

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar eurodeputetes, Viola von Cramon, e cila në Zveçan iu ka thënë njësitëve policore “çfarë dreqin po bëni këtu”.

Kusari-Lila ka postuar në Twitter disa fotografi të policëve holandezë, francezë dhe gjermanë duke e pyetur eurodeputeten se “çfarë dreqin bëjnë”.

Drejtuesja e grupit më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, tha se pajtohet me von Cramonin për procesin integrues të Kosovës, por jo edhe me deklaratat e saj.

”ViolavonCramon ne mund të biem dakord për temat që kanë të bëjnë me integrimin në BE, por deklarata juaj për policët tanë në veri është fyese dhe e papërshtatshme. A mund të shpjegoni se çfarë “dreqin” bëjnë policët. Jo standarde të dyfishta ju lutem”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

Related Articles

Back to top button
Close
Close