LajmeRajon

Osmani: Serbia po tenton që ta destabilizojë Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë konferencës me homologun e saj slloven, Borut Slloven, ka folur për strukturat paralele serbe në veri të vendit.

Ajo tha se Serbia po vazhdon që ta destabilizojë Kosovën përmes këtyre strukturave, dhe se rritja e ndikimit rus paraqet kërcënim për destabilizim të mëtejmë të rajonit.

“Për fat të keq, Serbia po vazhdon që përmes strukturave ilegale në veri të vendit tonë të destabilizojë Kosovën. Po ashtu, rritja e ndikimit rus paraqet një kërcënim për destabilizimit të mëtejmë të rajonit, sepse kjo rritje e ndikimit rus asnjëherë s’ka pasur qëllim të mirë, por ka qëllim që të luftojë sistemet e bazuara në vlera, që janë NATO dhe BE”, është shprehur Osmani.

Ajo tha se për t’i luftuar këto tendenca destabilizuese, Kosova ka nevojë për përkrahjen e miqve,  duke e përmendur këtu presidentin e Sllovenisë, Pahor, i cili sipas Osmanit, e njeh mirë rajonin dhe faktin se çka ndodhë në qoftë se nuk ndërhyhet me kohë për t’i ndalë tendencat autokratike e destabilizuese.

Më tej, Osmani ka përmendur edhe marrëveshjet që janë arritur mes Kosovës e Serbisë, ku tha se më shumë se 2/3 e këtyre marrëveshje s’janë implementuar nga Serbia, që sipas Osmanit, më e rëndësishmja është ajo e nënshkruar më 2015 që kërkohet nga Serbia që t’i shkatërrojë të gjitha strukturat ilegale në veri të vendit.

“Serbia nuk i ka impelementuar më shumë se 2/3 e marrëveshjeve. Ato më të rëndësishmet janë të nënshkruara në 2015 që kërkojnë nga Serbia që t’i shkatërroj të gjitha strukturat ilegale në veri të Kosovës”.

“Serbia vazhdon t’i financoj këto struktura ilegale të cilat po krijojnë probleme për shtetin tonë dhe po terrorizojnë popullatën atje. S’ka asgjë më të rëndësishme se mbrojtja e qytetarëve”, është shprehur Osmani,

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close