LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami dhe funksionarë të VLEN-it në pritjen e Kurtit për 21-vjetorin e Vetëvendosjes

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i  VLEN, Bilall Kasami, s funksionarë të tjerë të VLEN-it, morën pjesë në pritjen solemne të organizuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 21-vjetorit të themelimit të Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami bëri të ditur se pjesëmarrja në këtë ngjarje erdhi me ftesë të Kurtit, duke vlerësuar rrugëtimin politik dhe institucional të Vetëvendosjes gjatë dy dekadave të fundit.
“Ky përvjetor shënon një rrugëtim të gjatë të angazhimit politik, qytetar dhe institucional, të ndërtuar mbi parimet e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve”, shkroi Kasami, duke uruar anëtarët, aktivistët dhe mbështetësit e Vetëvendosjes për jubileun e 21-të.

Pritja solemne mblodhi figura politike dhe institucionale nga Kosova dhe rajoni, ndërsa delegacioni i VLEN-it shfrytëzoi rastin për të shprehur mbështetjen dhe bashkëpunimin me faktorët politikë shqiptarë në Kosovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close