LajmeRajon

Edi Rama protestuesve: Ishulli i Sazanit është dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar. Zvërneci perlë e Mesdheut

Ndër të tjera kryeministri Rama sot nga festa e 35 vjetorit të PS, iu drejtua protestuesve:”Prandaj unë cilido që është i interesuar vërtetë për të mbrojtur interesin publik, që është i interesuar vërtetë për mjedisin, biodiversitetin, të ardhmen e shpendëve në zonën ku do zhvillohet projekti i Zvërnecit apo në ishull Sazanit. I them se faktet që ne kemi në dispozicion duhet të jenë normalisht më se të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujdo në këtë drejtim. Prandaj bujani dëgjoni. Ejani t’i shikoni dhe ejani t’i verifikoni vetë faktet. Ejani të merrni provat e nevojshme për t’u ndjerë jo vetëm të lehtësuar, por dhe krenar. Po për tu ndjerë krenar përsesi institucionet tona e kanë përfaqësuar qoftë në lidhje me interesimin për Stazanin, qoftë në lidhje me procesin e aplikimeve dhe të reagimeve zyrtare ndaj tyre për zhvillimin e Zvërnecit. E ja të shikoni me sytë tuaj që nuk ka asnjë status investitori strategjik të dhënë për investimin më të madh privat në historinë e Shqipërisë. E shikoni duke dëgjuar me veshët tuaj, por dhe duke parë dokumentat se sipër Sazani nuk ka asnjë marrëveshje ende sot që flasim, po ka vetëm një negociatë që zgjat prej shumë kohësh tanimë. Dhe pse zgjat zgjat pikërisht sepse ne nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve sado të fuqishëm dhe sado miq të mirë të Shqipërisë të jenë. Ne përfaqësojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe në emër të atyre interesave në tryezë ne kemi bërë të qartë dy gjëra themelore. Ishulli nuk shitet gjë gjë që për hirë të vërtetës as nuk e kanë kërkuar dhe ishulli nuk jepet me qera. Ishulli është dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar. Ndërkohë që shteti kërkon të marrë pjesë si partner në në investim dhe kërkon pjesë nga fitimi i investimit për popullin shqiptar.

Nuk ka njeri me logjikë që nuk e kupton se shitësat, se tradhëtarët dhe se të pabesët nuk mbajnë pronën për shtetin dhe nuk kërkojnë fitime për shtetin. Se ata që e mësuan Shqipërinë për 20 akusur vite që të rrinte si e kërrusur përpara të mëdhenjve të kësaj bote. Nuk do ta kishin problem fare që t’i kishim bërë të gjitha këto për të cilat na akuzojnë ne dhe më akuzojnë mua. Por ne nuk jemi si ata. Unë nuk jam si askush prej tyre dhe si askush prej atyre të tjerëve që i dëgjojnë këto ditë me vëmendje të shtuar ato sirena. Këtë që bëjmë ne edhe me atë grup aq të fuqishëm investitorësh e bëjnë vetëm përfaqësuesit e denj të një populli që i ka votuar për t’u kujdesur për interesat e republikës dhe për interesat e tij. Ejani ejani ejani të ballafaqoheni me të gjitha kërkesat e lëna nga institucionet për të respektuar ar standartet mjedisore dhe biodiversitetin dhe po ejani të shikoni me sytë tuaj se si janë tërhequr vetë investitorët nga aplikimet pikërisht sepse kërkesat tona kanë qenë rigoroze, institucionet tona kanë qenë këmbngulëse dhe ajo që ne duam të bëjmë me atë investim nuk është një biznes i radhës në plazh. në bregdet.

Po është një xhevahir që ne duam t’ia vëmë kurorës së Mesdheut në emër të Republikës së Shqipërisë, në emër të popullit shqiptar, në emër të të gjithë fëmijëve tanë që kur të dëgjojnë për destinacionet ku të gjithë ata që dalin në bulevard dhe shohin veten në ekran shkojnë për të bërë pushimet e tyre që thonë të tjerëve kemi dhe ne Vlorën, kemi dhe ne Zvërnecin, Ejani, ejani, ejani të shikoni se kush jua ka thënë në mënyrë të përbindshme, të përsëritur, që ne paskemi ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura për t’i hapur rrugë këtij zhvillimi, ju ka shaluar me një rrenë shumë të fortë që ju e keni marrë për kal betejë dhe prandaj nuk bëni dot betejë me atë rren. Halli është se kur unë i them këto, përgjigja juaj është nuk ka negociata. Ndërkohë që unë nuk kam asnjë negociatë për të bërë me ju, sepse nuk negocioj dot as vizionin, as programin, as kontratën me ata që më kanë votuar, që bashkë me Partinë Socialiste ta çojmë në 35 miliard euro prodhimin e përgjithshëm kombëtar të Shqipërisë në vitin 2018. që ta çojmë në 15.000 euro shifrën e të ardhurave për frymë dhe që ta bëjmë Shqipërinë një princeshë të turizmit mesdhetar.

Këto nuk negociohen gjithsesi për sa i takon kësaj teme, unë jam në dispozicion në çdo kohë ashtu si kundër jam i hapur për çdo diskutim mbi mënyrën se si duhet të harmonizojmë mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e turizmit. Ndërkohë që lidhur konkretisht me fatin e zhvillimit në vërtetë, atë do ta vendosë vetëm cilësia e projektit dhe shkalla e ambicies së programit që investitorët do të paraqesin për zhvillimin e zonës. Por merreni një këshillë nga unë me këtë rast. Ikini hienave. Ikini henave që ju janë mbledhur rrotull se juve jeni të parët. që do mbyteni në jargët e asaj urrejtje që unë e njoh mirë, në jargët e asaj hipokrizie dhe të asaj urie për pushtet që unë dhe ne socialistët e njohim nga shumë larg, të cilën e fshehin nën qeleshet që i vënë në kokë për herë të parë apo nën flamujt që lidhin në qafë. Nëse doni të bërë Vërtetë Shqipërinë. Ju njerëzit që jeni sinqerisht të dashuruar me natyrën, sinqerisht të shqetësuar për mjedisin, mos ngatërroni drejtimin nga i vjen rreziku natyrës, mjedisit dhe Shqipërisë. Po hajde bashkohuni me ne, me Partinë Socialiste, e cila e cila ka nevojë, ka shumë nevojë për këdo që që nuk bie dakort me çfarë nuk shkon, po që është gati t’i luftojë bashkë me ne gjërat për t’i bërë më mirë, me ide, jo me britma, me propozime dhe me të ndënjurat ulur aty në punë, jo veç me video selfie edhe me skërmitje, me Shqipërinë në zemër dhe me mendjen në punë, jo me Shqipërinë në gojë, me çmirë në zem. dhe vetëm me hesape në mendje.

Unë jam shumë i qartë që tanë një protestë e nisur për natyrën është kthyer në një protestë me natyrë politike absolutisht legjitime për këdo që do të ndryshojë Shqipërinë sipas qasjes së tij dhe krejt normale….”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close