
Pas angazhimeve të saj si prezantuese e “Love Island” mes Majorkës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Maya Jama është larguar për disa ditë pushimi në Ibiza.
Në klip, Maya shfaqet duke shijuar rrezet e diellit dhe duke kërcyer para kamerës.
Ajo po pushon pas një periudhe të ngarkuar pune.
Më herët gjatë ditës, ajo kishte postuar edhe fotografi të tjera nga udhëtimi, ku shfaqej me një fustan elegant me pika, me dekolte të theksuar dhe prerje që theksonte figurën e saj, teksa shoqërohej nga DJ-të Peggy Gou dhe Skylermyler gjatë një nate feste.



