LajmeRajonTopLajm

Osmani në 16 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës: Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte presidenti

residentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes.

Osmani ka thënë se në 16 vjetorin e ikjes në amshim, e kujton Rugovën me respekt e përulësi, transmeton Telegrafi.

“Kur ai foli për shtetin e pavarur të Kosovës, realizimi i idesë dukej jo vetëm i vështirë, por edhe i largët. Ai ishte njeriu që trasoi hapat e bërjes së shtetit, duke shndërruar trinomin: liri, pavarësi dhe demokraci në boshtin e aktivitetit për Kosovën shtet. Që të trija u bënë realitet bashkërisht me shtetin e Kosovës. Sot, në 16-vjetorin e ikjes në amshim, e kujtojmë me respekt dhe përulësi atin themeltar të shtetit të Kosovës, presidentin historik, dr.Ibahim Rugova. Ai jo vetëm që punoi për shtetin e Kosovës, por jetoi me këtë ide”, ka deklaruar Osmani.

Më tej, presidentja ka theksuar se,  Rugova kishte vizion për Kosovën atëherë, por edhe për Kosovën tash, teksa ka cituar një thënie të tij.

“Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, të integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe t’i vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, kishte thënë në një nga deklarimet e tij me bindjen e plotë se “pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet plotësisht”.
Emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit. Fytyra e shtetit është ai”, thotë ajo.

Osmani ka pohuar tutje se “shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”.

Ish presidenti Ibrahim Rugova kishte ndërruar jetë më 21 janar 2006, pas një sëmundje të rëndë. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close