
Në vizitën e tij të parë në Bruksel që prej humbjes së zgjedhjeve, ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán u shfaq sfidues, e deklaroi se ka në plan të mbetet aktiv në politikë dhe të vazhdojë përplasjet me Bashkimin Europian për çështje si emigracioni.
Duke folur për një grup të vogël gazetarësh pranë selisë së Komisionit Europian, Orbán tha se objektivi i tij ndaj BE-së mbetet i pandryshuar dhe se Hungaria, sipas tij, mund të ketë sukses vetëm nëse vetë BE-ja ndryshon drejtim.
Viktor Orban, ish kryeministër i Hungarisë deklaroi: Ne duhet ta reformojmë Brukselin… Është shumë e vështirë të gjendet një rrugë që i siguron sukses Hungarisë nëse blloku europian mbetet në të njëjtën linjë.
Edhe pse partia e tij Fidesz nuk doli fituese në zgjedhjet e prillit, Orbán vazhdon ta udhëheqë këtë forcë politike, ligjvënësit e së cilës janë pjesë e grupit “Patriotët për Europën” në Parlamentin Europian, së bashku me përfaqësues të partive të tjera të djathta evropiane.
Orbán argumentoi se, pavarësisht humbjes elektorale, partitë që ai i cilëson si “patriotike” po forcohen në Europë dhe ky trend sipas tij, mund të ndalet vetëm nëse institucionet e BE-së arrijnë të tregojnë rezultate konkrete.
Vizita e tij në Bruksel vjen në prag të një samiti të liderëve të BE-së, ndërsa vetë Orbán u largua nga posti i kryeministrit në maj, pas triumfit opozitës së qendrës së djathtë dhe liderit të saj Péter Magyar në zgjedhjet e parlamentare.



