LajmeShowbiz

Pse Callum Turner mungoi në Sunny Hill Festival këtë vit?

Sunny Hill Festival përfundoi me sukses një tjetër edicion në Prishtinë, duke mbledhur një turmë të madhe me yje ndërkombëtarë dhe dhjetëra mijëra adhurues.

Megjithatë, një nga surprizat e këtij edicioni ishte mungesa e Callum Turner, i cili vitin e kaluar ishte një nga yjet që e shoqëroi Dua Lipën në këtë ngjarje të madhe muzikore.

Ndryshe nga edicioni i kaluar, ku ai u pa duke shijuar atmosferën e festivalit, këtë vit Turner ishte i angazhuar në një projekt të rëndësishëm në New York, duke e lënë pas Prishtinën.

Arsyeja e mungesës së tij është e lidhur me promovimin e filmit të tij të ri, komedisë romantike “One Night Only”, ku ai luan rolin kryesor përkrah aktorës Monica Barbaros.

Filmi pritet të dalë në kinema më 7 gusht, dhe Turner ka filluar një tur intensiv promocional me aktivitete dhe takime me fansa në Shtetet e Bashkuara.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale e tregojnë Turner-in duke marrë pjesë në aktivitete promovuese në New York, ndërsa në të njëjtën kohë Dua Lipa ishte duke shkëlqyer në Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Kështu, vitin e kaluar çifti shijoi së bashku atmosferën e festivalit, por këtë herë angazhimet e tyre profesionale i ndanë në dy kontinente të ndryshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close