
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka festuar 100-ditëshin e mandatit të tij të dytë në detyrë, me një fjalim të stilit të fushatës, duke mbrojtur arritjet e tij dhe duke kritikuar armiqtë politikë.
Duke përshëndetur atë që ai e quajti një “revolucion të sensit të përbashkët”, ai ka thënë para një turme të madhe mbështetësish në Michigan se po përdor presidencën e tij për të ofruar “ndryshim të thellë”, raporton BBC.
Republikani është tallur me paraardhësin e tij demokrat, Joe Biden, ndërkohë që ka hedhur poshtë sondazhet që tregojnë rënien e popullaritetit të tij.
Ai ka përmendur një rënie dramatike të numrit të emigrantëve që kalojnë ilegalisht në SHBA në 100 ditë qeverisjeje të tij.
Në tubimin e tij, Trumpi ka thënë gjithashtu se sondazhet e opinionit që tregojnë se popullariteti i tij kishte rënë ishin “të rreme”.
Sipas Gallup, Trumpi është i vetmi president i pas Luftës së Dytë Botërore që ka më pak se gjysmën e mbështetjes së publikut pas 100 ditësh në detyrë, me një vlerësim prej 44%.
Por shumica e votuesve republikanë ende e mbështesin me vendosmëri presidentin.



