Rajon

Ngjarje tronditëse te Sanatoriumi/ Pacienti me covid hidhet nga kati i 4 i spitalit (rasti i dytë brenda pak kohësh)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur tek spitali covid 2.

Mësohet se një pacient, 65-vjeçar me inicialet H.M, me covid është hedhur nga kati i 4 i spitalit të Sanatoriumit duke i dhënë fund jetës.

Dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Reagimi i policisë për ngjarjen

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë kjo është ngjarja e dytë fatale e së njëjtës natyrë, pasi më herët (më 13 gusht) një 29 vjeçar u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit. Për rastin e këtij të fundit u tha se 29-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka e shtyu atë të merrte vendimin tragjik për jetën e tij. Gjatë natës ai kishte kaluar kriza paniku.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close