Sport

Deklarata e Bernard Challandes para ndeshjes Moldavi – Kosovë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, ka potencuar se ‘Dardanët’ luajnë për fitore të enjten mbrëma në Parma.

Në një konferencë të mbajtur përmes ‘Zoom’, Challandes ka deklaruar se ndaj Moldavisë kërkon që ekipi i Kosovës të luajë mirë dhe të fitojë.

“Ndaj Moldavisë luajmë për fitore, luajmë ndeshje garuese, dhe në ndeshje garuese luajmë gjithmonë për fitore”, ka deklaruar Challandes.

“Është test i mirë për ne, është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të fitojmë”.

Ekipi kombëtar i Kosovës, shkaku i situatës me koronavirus, ka mbajtur vetëm dy stërvitje, ndërsa lojtarët që i janë bashkuar ekipit në Itali, do të jenë vetëm një stërvitje.

“Është e qartë se para një ndeshje ndërkombëtare nuk mjafton një stërvitje. Nuk është mënyra më e mirë, por nuk mund ta ndryshojë situatën, duhet të bëjmë më të mirën në këtë situatë”.

“Ka dallime në formën e lojtarëve, disa prej tyre janë në faza të ndryshme të përgatitjeve, po përshtatim përgatitjet për secilin prej tyre, për të marrë më të mirën”.

 

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close