LajmeMaqedoni

NGA 1 SHKURTI ADMINISTRATA KTHEHET NË VENDET E PUNËS

Numri I zvogëluar I infektimeve me COVID-19, do ta kthejë administratën në vendet e tyre të punës. Qeveria vlerëson se administratorët që me muaj kanë qëndruar në shtëpi, orse kanë bërë rotacione me ndërrime dhe pushime, nga 1 Shkurti duhet të kthehen në punë.

Qeveria, për shkak të zvogëlimit të numrit të infektimeve me COVID-19, ka njoftuar se nga 1 Shkurti planifikohet të kthehet procesi I punës në përbërje të plotë të Administratës shtetërore dhe publike. Zëdhënësi I Qeverisë, Dushko Arsovski, për Agjencinë e Lajmeve MIA ka theksuar se paraprakisht do të kërkohet mendimi I Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Administrata Shtetërore dhe Publike, Komunat dhe Gjykatat, konform vendimit të Qeverisë më 20 Tetor të vitit të kaluar, sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe parimit të punës, e organizonte punën me ndërrime, në distancë ose me nëumër të reduktuar me sistem të rotacionit, varësisht karakteristikave të procesit të punës së institucioneve, duke marrë parasysh protokollin për masa preventive për të gjitha vendet e punës

Related Articles

Back to top button
Close
Close