LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: VMRO PO BËN SJELLJE ANTI-SHTETËRORE (VIDEO)

Paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së, për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, është sjellje krejtësisht anti shtetëtore, vlerëson LSDM. Deputetja e kësaj partie Marija Georgievska, thotë se iniciativa e tillë njëherit edhe thirja e qytetarëve për bojkot janë veprime kundër shtetit.

Marija Georgievska, LSDM

“Shpresojmë se në periudhën në vijim do t’i rivlerësojnë vendimet e tyre rreth mbledhjes së nënshkrimeve për shkak se është sjellje destruktive dhe thirjet për mosrespektim të ligjit për regjistrim, që është me rëndësi të veçantë për shtetin tonë dhe për krijimin e politikave të mëtejshme, veçanërisht lidhur me ekonominë”

Reagimet e këtilla vijnë pas akuzave të VMRO-DPMNE-së se regjistrimi i paralajmëruar përmë 1 prill të këtij viti, është proces politik dhe jo thjeshtë statistikor siç paralajmërojnë nga Qeveria. Opozita maqedonase insiston në forma të ndryshme të shtyhet procesi i regjistrimit, ndërsa bojkotoi edhe seancën parlamentare në të cilën u miratua ligji.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close