Nga 1 janari këta celularë nuk do të kenë më akses në WhatsApp
Një version i ri i WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në shumë aparate celular nga 1 janari 2021.
Çdo iPhone që nuk ekzekuton versionin iOS 9 ose më të ri, ose çdo telefon që nuk ekzekuton të paktën Android 4.0.3 nuk do të mund të hapë aplikacionin në pronësi të Facebook.
Kjo do të thotë që të gjitha modelet e iPhone deri në iPhone 4 nuk do të jenë në gjendje të mbështesin WhatsApp.
iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S kanë dalë në treg të gjithë para iOS 9, megjithatë përdoruesit ende mund të përditësojnë sistemin operativ nëse ende nuk e kanë bërë.
Shumica e dy miliardë përdoruesve të WhatsApp në të gjithë botën nuk do të preken nga ndryshimi, megjithëse ka të ngjarë të përfshijë disa milion njerëz në të gjithë botën.
Telefonat Android që do të humbasin programin e WhatsApp përfshijnë Samsung Galaxy S2, HTC Desire dhe LG Optimus Black.
Ju mund të shihni se çfarë programi përdor celulari juaj duke kontrolluar seksionin e cilësimeve. Për përdoruesit e iPhone, kjo mund të gjendet në Cilësimet-Të përgjithshme-Përditësimi i softuerit.
Telefonat që do të humbin mbështetjen e WhatsApp më 1 janar 2021:
iPhone 1-4
Samsung Galaxy S2
HTC Desire
LG Optimus Black
Motorola Droid Razr
Çdo Android i lëshuar para vitit 2010