MaqedoniTopLajm

Nesër merret vendim për qëndrimin ditor në shkolla

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër në mëngjesin do të takohet që ta shqyrtojë mundësinë për vendosjen e qëndrimit ditor në shkolla, ndërsa vendimi do të varet nga pasqyra epidemiologjike.

“Informacionin e fundit që e patëm në Komision është se nuk do të ketë qëndrim tërëditor. Nesër në mëngjes kemi takim, do t’i shohim qëndrimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të ministrit të Shëndetësisë, të anëtarëve të Komisionit”, theksoi sot drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Viktor Isjanovdki, i cili mori pjesë shënimin e Ditës Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për Rritje te Fëmijët.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Isjanovski tha se vendimi varet nga pasqyra epidemiologjike, nga të gjitha ngjarjet lidhur me vetë sëmundjen dhe nga kushtet dhe kriteret, të cilat duhet të përmbushen për vendosjen qëndrimit tërëditor.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se është bërë analizë për numrin e fëmijëve të cilët do të duhet të qëndrojnë në shkollë edhe pasi të ketë përfunduar turni.

“Do të merret mendim pozitiv njëjtë sikur merret vendim edhe për përjashtime më të gjitha shkollat e tjera, gjegjësisht nëse numri i fëmijëve është aq i vogël që nuk e rrezikon sigurinë e tyre, gjegjësisht të mos ketë rrezik epidemiologjik shtesë që një grup  i caktuar i fëmijëve do të mbetet edhe pas mbarimit të turnit. Përparësi  është se është i njëjti grup i fëmijëve, kështu që kontaktet nuk rriten, ata kanë qenë në kontakt më parë, tani rritet vetëm koha e qëndrimit”, shpjegoi Filipce.

Isjanovski sot nuk e përjashtoi mundësinë për mbylljen e kopshteve, nëse vjen deri te përkeqësimi i gjendjes me Kovid-19, të cilat, megjithatë u hapën në fillim të muajit, por tani ka disa raste të fëmijëve të sëmurë nga koronavirusi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close