MaqedoniTopLajm

Ritet përqindja e rasteve pozitive nga numri i tërësishëm i testeve të kryera, bëhet analiza e arsyeve

Në tre ditët e fundit është rritur përqindja e rasteve pozitive me Kovid-19 nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra. Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe kemi pasur trend të rënies prej 10 për qind, arritëm deri diku 6,5, ndërsa tani është rreth tetë.

Ministri dje ka informuar se këto ditë po bëhen analiza për përqindjen e rritur të rasteve pozitive që do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës. Ajo analizë do të përfundojë me siguri të hënën ose në dy ditët e para të javës dhe në bazë të atyre vlerësimeve do të tregojnë nëse duhet të ndërmerret eventualisht diçka plotësuese.
“Gjithkund ku ka raste të reja, masat parandaluese nuk janë respektuar. Duhet të gjithë të kuptojnë se ashtu do të jetojmë dhe vetëm ashtu do të mbrohemi. Vetëm me respektim të masave parandaluese mund të dalim nga kriza”, theksoi dje Filipçe.

Në lidhje me kërkesën e prindërve të fëmijëve deri në moshën gjashtë vjeçare ministri tha se mjaft kohë kanë zgjatur të gjithë masat që u implementuan në lidhje me vazhdimin e pushimit të lindjes, praktikisht gjashtë muaj.

“I treguan kërkesat e tyre, i dëgjuam argumentet e tyre dhe mbesim edhe më tutje në komunikim të vazhdueshëm. Në lidhje me kopshtet është zhvilluar algoritmi sikur edhe që veprohet kur të diagnostifikohet fëmija, janë bërë protokolle për punë. Dhe më duhet të tregoj se çdo ditë e ndjekim situatën”, tha ministri.

Në ndërkohë drejtori i kopshtit të Strumicës, Vasil Bubev deklaroi se edhe dy fëmijë të kopshtit nga grupi i njëjtë, janë pozitiv me Kovid-19.

“Nuk mund të konfirmohet se bëhet fjalë për lidhshmëri me rastin e parë të Kovid-19 në grup, sepse njëri nga fëmijët aspak nuk është takuar me fëmijën e parë pozitiv, ndërsa tjetri ka qenë në kontakt vetëm një ditë. Nuk është përjashtuar mundësia të bëhet fjalë për bartje të virusit nga persona tjerë në rrethin e familjeve të cilët ndoshta janë bartës të virusit, por janë asimptomatik”, deklaroi drejtori Bubev. Njëmbëdhjetë fëmijë të këtij grupi dhe tre të punësuar janë në izolim.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 140 raste me Kovid-19. Më shumë në Shkup-47, pas së cilës vijojnë Kumanova me 18 dhe Tetova me 15. Në qytetet e tjera është regjistruar numër njëshifror të të sëmurëve.

Në Prilep ka shtatë raste të reja. në Koçan-pesë, Gjevgjeli, Strumicë dhe Radovish nga katër, Shtip, Strugë, Veles, Manastir, Gostivar, Betovë dhe Sveti Nikollë nga tre, Kavadar, Kriva Pallankë, Probishtip, Dellçevë, Kërçovë dhe Resnjë nga dy, dhe në Ohër, Krushevë dhe Makedonski Brod nga një.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 60 pacientë të shëruar prej të cilëve në Shkup-25, Kumanovë-nëntë, Koçan-gjashtë, Shtip, Strugë, Pehçevë nga tre, Prilep, Ohër, Kavadar dhe Kërçovë nga dy, Kriva Pallankë, Berovë dhe Dellçevë nga një pacientë të shëruar.

Kanë vdekur gjashtë persona. Tre pacientë nga Shkupi të moshës 84, 73 dhe 74, dy nga Tetova të moshës 68 dhe 55 vjeç dhe një pacient nga Struga i moshës 62 vjeç. Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.
Në Klinikën Infektive gjithsej janë hospitalizuar 78 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 43 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë katër fëmijë dhe katër nëna pozitivë me Kovid-19,ndërsa pesë fëmijë dhe pesë nëna dyshohet se janë pozitivë në virusin. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar dy pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 31 pacientë. Në respirator është një pacient.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 22, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 43 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 160, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me kovid në vend nga fillimi i epidemisë arrin 16.557, numri i pacientëve të shëruar është 13.792, i të vdekurve është 689. Për momentin aktive janë 2076 raste aktive.

Related Articles

Back to top button
Close
Close