LajmeRajonTopLajm

Nesër bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, a do të zgjidhet edhe qeveria

Nesër, me fillim prej orës 10:00, do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Në rendin e ditës së kësaj seance janë paraparë tri pika.

Së pari do të bëhet formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Më pas do të bëhet betimi i deputetëve të rinj.

Si pikë e tretë e rendit të ditës është paraparë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca e parë e Kuvendit do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i cili do të asistohet nga deputetja më e re në moshë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close