LajmeRajon

Pesë të arrestuar në Deçan, dyshohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Stacionin Policor në Deçan, ka ndërmarrë një aksion lidhur me dyshimet për zhvillim të veprimtarisë së kundërligjshme të bixhozit.

Si rezultat i aksionit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dhe ndaluar pesë persona, të dyshuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjatë kontrollit të lokalit ku dyshohet se zhvillohej kjo veprimtari, janë sekuestruar përkohësisht disa prova materiale, përfshirë letra dhe karta të lojës, pesë telefona mobilë, si dhe 1,615 euro para të gatshme.

Me urdhër të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i rastit pritet të ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale, përfshirë kërkesën për caktimin e masës së sigurimit ndaj tyre.

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close