LajmeRajon

Edhe 200 mjekë nga Kosova janë vaksinuar sot në Kukës

Në Kukës po vazhdon vaksinimi i mjekëve nga Kosova me vaksinën anti-COVID-19.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se sot ka vazhduar vaksinimi i grupit të dytë të mjekëve nga Kosova në Kukës, ku sot janë vaksinuar 200 bluza të bardha.

“Jena një. Ka vazhduar sot në Kukës vaksinimi i grupit të dytë prej 200 bluzash të bardha të Kosovës”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë se 500 mjekë nga Kosova do të vaksinohen në Kukës, në mungesë të vaksinës të cilën Kosova ende nuk e ka siguruar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close