LajmeMaqedoni

Aksione policore në Manastir, pesë të arrestuar: Gjenden drogë, municion dhe armë

Policia ka zhvilluar disa aksione të ndara në territorin e SPB-së Manastir, gjatë të cilave janë kryer kontrolle në disa lokacione. Gjatë aksioneve janë gjetur drogë, armë dhe municion, ndërsa pesë persona janë privuar nga liria. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditura detajet për rastet e veçanta.

Dje, në orën 15:35, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë privuar nga liria A.D. (20) nga fshati Dolno Orizari, në Manastir. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Manastir, është gjetur marihuanë.

Dje, në orën 15:35, në fshatin Breznicë, Komuna e Makedonski Brodit, zyrtarë policorë nga DPB Makedonski Brod kanë privuar nga liria B.M. (46) nga Breznica. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, janë gjetur plumba.

Po të njëjtën ditë, në orën 10:35, në fshatin Evla, në rajonin e Resnjës, zyrtarë policorë nga DPB Resnjë kanë privuar nga liria P.T. (55) nga Resnja. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij në Resnjë dhe në Evla, të kryera me urdhër gjykate, janë gjetur 28 plumba, gëzhoja të shkrepura dhe një pushkë gjahu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close