MaqedoniTopLajm

Në Shkup janë sanksionuar 379 vozitës, 101 e tejkaluan shpejtësinë

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 379 sanksione, mes të cilave 101 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes, gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara të aksionit në fushën e komunikacionit.
Nga MPB sot kumtuan se për vozitje pa patent shofer janë sanksionuar 17 persona, për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta 32 sanksione, janë sanksionuar 41 motoçiklistë, 66 masa për parkim jo të rregullt të automjeteve dhe 68 automjete janë mënjanuar me automjetin e posaçëm, ndërkaq janë shqiptuar edhe 78 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
Nga MPB potencojnë se kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në rrugë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close