LajmeMaqedoniTopLajm

Në repartet infektive po mjekohen 1.302 pacientë, ka shtretër të lirë

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat e kovidit në spitalet e shtetit është regjistruar se po mjekohen gjithsej 805 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me virus korona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 75 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në Kovid – 19. Në spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 60 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 45 pacientë, në Veles po mjekohen 47 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 104 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrën e kovidit në Ohër janë të hospitalizuar 100 pacientë, në Prilep 97 në qendrat e kovidit, në Gostivar 57, ndërsa në Strugë 44 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 65 pacientë, në Koçan 17 në Kërçovë 10, Kavadar 53, në Gjevgjeli 20 persona, ndërsa në Dibër 11 pozitivë dhe të dyshuar me virus korona.

Related Articles

Back to top button
Close
Close