LajmeMaqedoniTopLajm

Fushata e Qeverisë “Festoni me përgjegjësi”

“Festoni me përgjegjësi!”, është titulli i fushatës së qeverisë para festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Kryeministri Zoran Zaev, duke e promovuar fushatën në konferencën e sotme për shtyp theksoi se secili prej nesh është i thirrur të veprojë me përgjegjësi gjatë festave në mënyrë që të mos shkaktohet një valë e re e Kovid-19.

“Situata kërkon veprim dhe ne si Qeveri e përgjegjshme në të cilën shëndeti i qytetarëve është në plan të parë, kjo është arsyeja pse ne i marrim këto masa restriktive shtesë gjatë festave fetare dhe të Vitit të Ri, për të cilat Komisioni për Sëmundje Infektive reagoi në kohën e duhur. Apeloj të festoni me përgjegjësi këtë vit. Kjo është një kohë kur ne duhet të shënojmë, jo të festojmë, tha Zaev.

Ai potencon se secili prej nesh është thirrur të jetë përgjegjës në mënyrë që të mos shkaktohet valë e re e epidemisë, tani për tani kur po përballemi me vaksinimin, pas së cilës e gjithë bota duhet të kthehet në normalitet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close