LajmeMaqedoniTopLajm

Në Kërçovë u nënshkrua kodi për zgjedhje të lira dhe demokratike

Në Kërçovë u nënshkrua kodi për zgjedhje të lira dhe demokratike. Por kandidatët për kryetar komune nuk e panë të arsyeshme të vijnë personalisht, andaj kishin dërguar përfaqësuesit e tyre për tu nënshkruar. I vetmi kandidat që erdhi ishte Gjorgji Bileskit nga Era Treta
Edhe përfaqësuesit e deleguar për të nënshkruar këtë kodeks nuk erdhën në të njëjtën orë, por të gjithë u nënshkruan veç e veç duke mos u takuar për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit.
Përfaqësuesit kishin arsye të ndryshme për mosardhjen e kandidatëve:

“Mbrëmë i erdhi ftesë se sot duhet në Shkup për të xhiruar materialet propagandistike, video klipe për periudhën e ardhshme. Kampanja fillon oficialisht të hënën më 27 dhe sot e kishte patjetër të jetë atje prezentë”, tha Laze Jakomivski, përfaqësues nga VMRO-DPMNE-ja.

“Nuk ishte prezentë Fatmir Limani kandidati i pavarur për kryetar Komune, për arsye teknike sepse është në një udhëtim zyrtarë dhe përfaqësuesi i tij e nënshkruajti kodin zgjedhorë për zgjedhje korrekte dhe demokratike”, tha Agim Sadiku, bartës liste i kandidatit të pavarur, Fatmir Limani.

“Aktivitetet e BDI-së janë shumë të gjëra dhe të zgjeruara ai sot është në Shkup për aktivitete të caktuara”, tha Adem Karaga, përfaqësues nga BDI-ja.

Kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhorë tha se ftesa ka qenë për të gjithë kandidatët me orar të
njëjtë edhe atë në orën 12 të ditës së sotme.

“Në hapësirat e komisionit Komunal Zgjedhor u nënshkrua kodi për zgjedhje të lira dhe demokratike. Personalisht u nënshkrua kandidati Gjorgje Bileski nga Era Treta, ndërsa për tre kandidatët e tjerë u nënshkruan përfaqësuesit e tyre”, tha Afije Jonuzi Ismaili, kryetare e KKZ Kërçovë.

Ditën e hënë më 27 shtatorë fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 17 tetor

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close