LajmeMaqedoniTopLajm

Kandidati i ASH-së për Tetovën Vullnet Murseli ju drejtohet tetovarëve

Zgjedhjet të cilat janë korrekte dhe demokratike dhe që i respektojnë parimet e demokracisë dhe sundimit të mire, kontribojnë për zhvillimin demokratik të shoqërisë.

Ne sot u dakorduam dhe e nënshkruajtëm kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Të gjithë bashkë u zotuam se do t’i përmbahemi këtij kodi jo vetëm ndërmjet nesh por edhe para të gjithë qytetarëve.

Ne do t’i respektojmë të gjitha ligjet, rregullat dhe dispozitat të cilat janë relevante për zgjedhjet dhe do ta respektojmë sundimin e së drejtës gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.

Ne nuk do të përdorim gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të krijojmë diskriminik në bazë të gjinisë.

Edhe pa nënshkruar kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike ne me strukturat tona u zotuam se do të jemi ndryshe, do të bëjmë fushatë të drejtë dhe të pastër nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Na priftë e mbara!

Me rrespekt Vullneti Juaj!

Shkruan në faqen e tij në facebook kandidati për kryetar komune në Tetovë, Vullnet Murseli.

Related Articles

Back to top button
Close
Close