
Brigada e Parë e ARM-së kontrollon 40 përqindëshin e ushtrisë së Maqedonisë dhe shumë punonjës në ushtri shprehen të habitur se si një vend i NATO-s siç është Maqedonia, emëron shef të kësaj Brigade Dejan Çiplakovskin – një ushtarak që as edhe një ditë shkollim nuk ka bërë në ndonjë vend anëtarë të NATO-s, por përkundrazi – është specializuar në shkollën ushtarake të një vendi që NATO-n e quan organizatë armiqësore.
Vazhdojnë ndryshimet në Armatën e Maqedonisë së Veriut. Madje, të tilla që përveç në ushtri, kanë shkaktuar habi edhe te vendet anëtare të NATO-s. Konkretisht, me dekret nga presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, Dejan Çiplakovski është emëruar Gjeneral i Brigadës së Parë në Armatën e Maqedonisë së Maqedonisë. Çiplakovski, dikur Kolonel në Qendrën për Zhvillimin e Doktrinave, Rregullave, Udhëzimeve dhe Mësimeve në Komandën e Stërvitjes dhe Doktrinës, tani do të jetë shefi i 40 përqindëshit të ushtrisë. Megjithatë, si vend anëtar i NATO-s, biografia e tij duket të jetë problematike. Ndryshe nga shumë kuadro tjerë që janë shkolluar në vendet perëndimore – anëtare të NATO-s, Çiplakovski shkollimin adekuat – specializimin për funksionimin e Shtabit të Përgjithshëm e ka përfunduar në vitin 2018, edhe atë në Shkollën e Mbrojtjes Kombëtare në Beograd të Serbisë, shkollë serbe më e larta ushtarake në rajon.
Veç kësaj, deri vonë, Çiplakovski nuk ka zotëruar certifikatën e lartë për siguri që e jep shteti i Maqedonisë. Aktualisht, thonë burime jozyrtare për gazetën KOHA, gjenerali i Brigadës së Parë nuk e posedon certifikatën për siguri të NATO-s. Ndryshe, Brigada e Parë e ARM-së kontrollon 40 përqindëshin e ushtrisë së Maqedonisë dhe shumë punonjës në ushtri shprehen të habitur se si një vend i NATO-s siç është Maqedonia, emëron shef të kësaj Brigade një person që as edhe një ditë shkollim nuk ka bërë në ndonjë vend anëtarë të NATO-s, por përkundrazi – është specializuar në shkollën ushtarake të një vendi që NATO-n e quan organizatë armiqësore.
Në ndërkohë, në këtë periudhë, Siljanovska dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës ka graduar nga Kolonel në Gjeneral dy ushtarak, të cilëve NATO nuk iu kishte dhënë certifikatë të sigurisë, duke i konsideruar të papërshtatshëm për pjesë e Shtati të Përgjithshëm. Orce Jordev dhe Mirçe Gjorgevski janë dy emrat që, përkundër vërejtjeve të NATO-s, u ngritën në detyrë – konkretisht u emëruan Gjeneral në ARM. Madje, njëjtë sikurse Çiplakovski, edhe Gjorgjievski pothuajse të gjitha shkollimet bazë ushtarake i kishte kryer në Beograd, duke filluar nga gjimnazi e deri në Akademinë Ushtarake në Beograd të Serbisë.
Orce Jordev dhe Mirçe Gjorgevski janë dy emrat që, përkundër vërejtjeve të NATO-s, u ngritën në detyrë – konkretisht u emëruan Gjeneral në ARM. Madje, njëjtë sikurse Çiplakovski, edhe Gjorgjievski pothuajse të gjitha shkollimet bazë ushtarake i kishte kryer në Beograd, duke filluar nga gjimnazi e deri në Akademinë Ushtarake në Beograd të Serbisë
ULEN NË DETYRË SHQIPTARËT E TRAJNUAR NË SHBA
Por, ndryshe nga Çiplakovski që nuk ka kryer asnjë trajnim dhe shkollim në ndonjë nga vendet anëtare të NATO-s, ka ushtarak shqiptarë dhe të etniteteve tjera që, megjithëse janë shkolluar në Perëndim, nuk po gjejnë vend në hierarkinë e lartë të Armatës. Rasti më i freskët është ulja në detyrë e dy gjeneralëve shqiptarë – Besnik Eminit dhe Lulzim Nuredinit, njëri nga Gjeneral në punonjës administrate në ushtria dhe tjetri në Qendrën e Trajnimit.
Në karrierën e tij ushtarake të deritanishme, Gjeneral Besnik Emini ka kryer studime pasuniversitare në vitin 2006 në Shkup dhe në Shkollën e Mbrojtjes Kombëtare në Romë të Itali-së në vitin 2014.
Në vitin 2017, Gjeneral Emini ka përfunduar studimet master në fushën e mbrojtjes në Institutin për Siguri dhe Mbrojtje në Shkup, ndërsa ka kryer disa trajnime në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë atë në CMS në Luiziana të SHBA-ve, trajnimin e vëzhguesit të paqes të UNMOC në Amersfoort të Holandës dhe trajnime që lidhen me Stafin e NATO-s në Sofje të Bullgarisë. Ka kryer trajnime edhe për misionet paqeruajtëse – ISAF në Zagreb, trajnim për vlerësimin luftarak në fushën e betejës në Vishkov të Çekisë, trajnimin për media dhe terrorizmin në Ankara të Turqisë dhe të fundit – trajnimin për Krijimin e Politikave Kombëtare dhe Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes në Akademisë amerikane Ushtarake në Monterey të Kalifornisë.
Në vitin 2008 ka marrë pjesë në misionin “Liria e Irakut” në Taxhi të Irakut, ndërsa ka marrë medaljen më të lartë ARCOM – “Liria e Irakut”. Ka udhëhequr shumë aktivitete ushtarake trajnuese në vend, duke përfshirë “NATO CAX 05” Shkup, “Balkan Flash”, Krivolak, “NATO CREVAL 1-2 LRSC”, Krivolak, “LOGEX13”, Shkup dhe “WISE WOLF B-9”, Krivolak.
PËRKEQËSOHET PËRFAQËSIMI
Në ndërkohë, ushtria e Maqedonisë që ditët e para të ndërrimit të pushtetit ka nis me pastrimin e shqiptarëve – që edhe më parë nuk ishin të përfaqësuar si duhet. Nga rreth 36 drejtori, sektorë, zyra komanduese, zyre dhe njësi, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës shqiptarëve ia kishte besuar vetëm katër vende udhëheqëse – tani tre vende me shkarkimin e Besnik Eminit nga shef i Komandës s Operacioneve dhe zhvendosjen e tij në administratën e ushtrisë. Aktualisht, shef i Njësisë për bashkëpunim ushtarak ndërkombëtar vazhdon të jetë është Koloneli Mentor Saiti, Batalionin për mbështetje të shërbimit luftarak e drejton Nënkoloneli Shpëtim Qerimi, si dhe Koloneli Muharrem Muharremi është drejtues i Komandës së Bazës Logjistike. Megjithatë, këto tre vende nuk konsideron si shumë të rëndësishme në ushtri.
Kuadër shqiptar e drejton edhe Qendrën e Riparimit Teknik dhe Batalionin për Mbështetje Logjistike. Majori Arben Ismaili të parën dhe Mexhait Memeti të dytën, megjithëse janë nënsektorë në Bazën kryesore Logjistike dhe detyra të vogla krahasuar me vendet tjera udhëheqëse në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së. Shqiptarë ka edhe në nivelet më të vogla të Armatës, megjithëse janë pak vende krahasuar me numrin që kuadrot maqedonase i kanë në duar. Nëse i numërojmë dhe nivelet më të ulëta, del se përfaqësimi i shqiptarëve është i tmerrshëm në Armatë. Dhe kjo situatë nuk është vetëm tani me këtë Qeveri, por edhe më herët, megjithëse tani është përkeqësuar më tej. Por ndryshe nga më parë, me Qeverinë VMRO-VLEN-ZNAM ndodhë që për herë të parë, Agjencia e Inteligjencës, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia Ushtarake të mos ketë asnjë shqiptar në pozita udhëheqëse.




