
Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, për nderë të sakrificës së mësimdhënësve uron mësimdhënësit për ditën e arsimit shqip 7 Marsin duke theksuar se “Ju jeni ata që me përkushtim, durim dhe dashuri formoni mendjet dhe shpirtërat tanë, duke na dhënë krahë për të fluturuar drejt ëndrrave tona”, shkruan Top24
Të dashur mësues,
Sot është dita juaj, dita e njerëzve që jo vetëm mësojnë shkronjat, por ndezin dritën e diturisë në zemrat e gjeneratave. Ju jeni ata që me përkushtim, durim dhe dashuri formoni mendjet dhe shpirtërat tanë, duke na dhënë krahë për të fluturuar drejt ëndrrave tona.
Faleminderit për çdo fjalë inkurajimi, për çdo sakrificë të heshtur dhe për çdo përpjekje për të na bërë njerëz më të mirë. Ju jeni heronjtë e vërtetë të shoqërisë, sepse ndryshimi fillon aty ku ka dije dhe edukim.
Gëzuar 7 Marsin! Qoftë çdo ditë e juaja e mbushur me respekt, mirënjohje dhe suksese!



