LajmeMaqedoni

AShMA vendimet i merr ekskluzivisht në pajtim me ligjin dhe procedurat e miratuara

Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AShMA), reagon  ndaj përpjekjeve të Bashkimit Social Demokratik të Maqedonisë për të sjellë veprimet e Agjencisë mbi tema konkrete në kontekstin e interesave të politikës ditore.

AShMA vepron ekskluzivisht në bazë të kompetencave të saj dhe në kuadër të procedurave të përcaktuara me ligj. Para çdo ndryshimi të strukturës pronësore të radiodifuzerit,  ai është i detyruar të paraqesë njoftim për ndryshimin e strukturës pronësore dhe njëkohësisht të paraqesë dokumentacionin përkatës. Pas pranimit të njoftimit, Agjencia  e kontrollon dokumentacionin dhe përputhshmërinë e saj me ligjin dhe në afat prej 30 ditësh, merr vendim nëse ndryshimi do të miratohet ose do të refuzohet.

Përfaqësuesi ligjor i Shoqërisë Radiodifuzive Nasha TV ShPKNjP Shkup dhe Shoqëria Tregtare Radiodifuzive RFM ShPKNjP Shkup, ka paraqitur kërkesë për ndryshimin e strukturës pronësore me datë 29 qershor.

Për qëllim të përcaktimit të plotë të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante për lëndët, si dhe për të siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për vendimmarrje ligjore, të saktë dhe objektive, Këshilli i Agjencisë e vazhdoi afatin për  marrjen e vendimit për afat shtesë prej 30 (tridhjetë) ditësh. Gjatë kësaj periudhe Agjencia vazhdon të shqyrtoi dokumentacionin  e paraqitur dhe të mbledhë informacionin e nevojshëm nga institucionet kompetente. Procedurat për kërkesat janë  duke vazhduar.

Vendimet e AShMA-së merren në bazë të fakteve të vërtetuara dhe përmbushjes së kushteve ligjore, dhe jo në bazë të shpekulimeve, supozimeve ose akuzave politike.

Prandaj, Agjencia u bën thirrje subjekteve politike të mos politizojnë dhe të mos shfrytëzojnë punën e rregullatorit të pavarur për ineresat e tyre politike.

AShMA do të vazhdojë edhe më tej të ushtrojë kompetencat e saj ligjore në mënyrë profesionale, të pavarur dhe transparente, në ineres të sigurimit të një hapësire të lirë  dhe pluraliste në vend.             

                           AGJENCIA E SHËRBIMEVE MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE

Related Articles

Back to top button
Close
Close