
Manchester United pritet të rikthehet sot në tryezën e negociatave me Brighton për transferimin e Carlos Balebas.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, “Djajtë e Kuq” kanë intensifikuar përpjekjet për të siguruar mesfushorin kamerunas.
Në kampin e Unitedit është rritur ndjeshëm besimi se marrëveshja mund të arrihet.
Klubi anglez tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare prej më shumë se 70 milionë eurosh.
Në paketën e propozuar përfshihen edhe 6 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Megjithatë, Brighton nuk e ka pranuar ende ofertën e parë të Manchester United.
Për këtë arsye, klubi nga “Old Trafford” pritet të rikthehet me një propozim të përmirësuar.
Negociatat tashmë kanë hyrë në një fazë vendimtare dhe pritet të ketë zhvillime të reja së shpejti.
Baleba kishte arritur marrëveshje personale me Unitedin rreth një vit më parë.
Në atë kohë, Brighton refuzoi ta lejonte largimin e mesfushorit dhe transferimi dështoi.
Megjithatë, marrëveshja personale mes lojtarit dhe klubit anglez vazhdon të jetë në fuqi.
Vetë Baleba dëshiron transferimin në “Old Trafford”, duke i dhënë Unitedit optimizëm për finalizimin e operacionit.
Nëse arrihet marrëveshja për shumën e transferimit, kamerunasi pritet të jetë një nga përforcimet kryesore të Unitedit.
Tashmë gjithçka duket se varet nga negociatat mes dy klubeve dhe shuma që Manchester United do të jetë i gatshëm të paguajë.



