LajmeMaqedoniTopLajm

Ndalesë për kamionët në Strazhë, Gjavato dhe rrugës për Tetovë – Kodër të Diellit, Kërçovë – Ohër dhe Mavrovë – Dibër

Në kalimin malor Strazhë këtë mëngjes prej orës 06:30 është vendosur ndales për lëvizjen e automjeteve të rënda. Ndalesa për kamionë ka edhe në drejtimin Tetovë – Kodër Dielli, si dhe në kalimin malor Gjavato. Për llojet e tjera të automjetit është e detyrueshme pajisje dimërore, informojnë nga LAMM dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Në rrugët tjera komunikacioni po vijon nëpër rrugë të lagështa në disa vende më të larta ka mbetje të borës në rrugët.

Intensitetit i komunikacionit të drejtimeve rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga pala e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon për shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektimin e sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe kujdes me drejtimin e automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër malet, fushat dhe grykat malore ku ka mundësi për rrëshqitjen e dheut. Kjo veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë – Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Prej 15 nëntorit filloj edhe detyrimi ligjor për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve dimërore, pavarësisht të gjendjes së motit. Ky detyrim vazhdon deri më 15 mars të vitit 2022.

Related Articles

Back to top button
Close
Close