MaqedoniTopLajm

Ndahet nga jeta mësimdhënësi Zejni Bilalli

 

Sot nga një sëmundje e papritur ka ndërruar jetë ish këshilltari komunal në komunën e Gostivarit njëherit mësimdhës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Zejni Bilalli nga Çegrani i Gostivarit.

Ka qenë infarkti që ndau pa pritur nga jeta aktivistin e dalluar nga Çegrani i Gostivarit.

Bilalli ka qenë mësimdhënës për shumë dekada në Shkollën fillore Përparimi të Çegranit.

“Humbja e prof.Zejni Bilallit na preku tej mase … Tè ralle ishin njerez si ai me plot energji e plot shprese per jeten! Nje professor pedagog vizionar artist me plot sens humori! Kenaqesi ta kishe mik e tè bisedoje me te! Cegrani humbi nji gjuhetar qe i dha kuptim gjuhes duke na knaqur me shkrimet e tija perplot humor e dialekt Cegrani! Ai I donte shum femijet ishte I ralle e i vecante ne stilin e tij thumbues e me ate kapelen e tij LazgushianeI Me jepte tè kuptoj se ai jetonte ne bote poetesh e kishte vizione krejt tjera! Ndodhte shpesh ne biseda shum individ nga mosdija e kundershtonin por jam i sigurte qe ata stilin e tij kurre nuk e kuptuan! Ishte shum drejperdrejte dhe i vrullshem e I sinqerte! Bota e tij ishte plot vrull energji shprese e dashuri njerezore por jeta e shkurt e ndaloi ne zenitin e tij! Familjes ngushellimet me tè sinqerta! Zoti e meshiroft, ngushëllojnë nga Kryesia dhe artistet e SHKA”Jahi Hasani”Cegran.

I ndjeri ka qenë Këshilltar komunal në mandatin 2013-2017 në Këshillin e komunës së Gostivarit i zgjedhur nga PDSH. Bilalli ka qenë një nga themuluesit e LR-PDSH në Gostivar, tani Aleanca për Shqiptarët dhe shquhet për aktivizëm në shumë lëvizje me karakter nacional.

Related Articles

Back to top button
Close
Close