Showbiz

Nora Istrefi ndryshon look-un dhe i përshtatet vjeshtës

Me ardhjen e vjeshtës, duket se shumë personazhe kanë vendosur të bëjnë ndryshime në ‘look’. Edhe këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, nuk ka rezistuar dot edhe pse i ka qëndruar besnike ngjyrave natyrale. Ajo ka vendosur t’i çelë pak nga ngjyra e errët që mbante këto kohë, duke iu përshtatur ngjyrave të vjeshtës. Njësoj si çdo ndryshim i saj, edhe ky me siguri do pritet mirë nga ndjekësit pasi këngëtares i shkon shumë. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Nora solli projektin e saj të radhës, i cili ishte një bashkëpunim me Butrint Imerin dhe titullohet “Dy zemra”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close