Makedonija Gjorçe Petrovi më në fund ka rigjetur rrugën e fitores, pasi sot mundi 2:1 Vardarin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 6-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Vendasit e nisën furishëm takimin duke avansuar që në minutën e 2-të me anë të Khalid, ndërsa 10 minuta më vonë Llazareviq barazon shifrat në 1:1. Në minutat shtesë të pjesës së parë kishte kohë edhe për një gol, me Khalid i cili me një goditje precize dërgon topin në rrjetë për herë të dytë duke fiksuar rezultatin përfundimtar në 2:1. Në ndeshjen tjetër Rabotniçki barazoi 1:1 me Struga Trim Lumin. Të parët në avantazh erdhën miqëtë me golin e Cvetanoskit në minutën e 78-të, ndërsa 3 minuta para përfundimit të takimit Toshevski barazoi shifrat në 1:1. Ndërkohë xhiroja e 6-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me 4 takime tjera. Shkëndija përballet me Akademia Pandevin, Shkupi pret në terren vendas Renovëm, Sileksi takohet me Borecin, ndërsa Bellasica do t’i matë forcat Pelisterin.