
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i pyetur nga gazetarët për emërimet e reja dhe propozimin që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë, ka bërë të ditur se i vlerëson lartë që të dy, transmeton TV21.
Për Muhamed Alin, i cili erdhi në vendin e Stojançe Angellov në Drejtorinë për Menaxhim me Kriza, Mexhiti tha se pret edhe “ta tejkalojë” ritmin e punës së paraardhësit të tij.
Ndërkaq për Aliun, i cili është doktor në shkencat informative por që është propozuar si ministër i Shëndetësisë tha se “një ministër duhet të jetë një menaxher i mirë”.



